Çiftit të famshëm i ndodhë e papritura, një person hyn në shtëpinë e tyre në Hollywood
Dylan Sprouse u desh të veprojë me shpejtësi kur një person i dyshuar u gjet pa leje në pronën e tij në Hollywood Hills.
Policia pranoi një telefonatë nga gruaja e aktorit, modelja e famshme Barbara Palvin, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së premtes, duke thënë se kishte pasur një tentativë vjedhjeje në shtëpinë e tyre.
Sipas mediave amerikane, Dylan u përball me personin e dyshuar dhe e mbajti të mbyllur derisa mbërritën policët.
Sipas mediave, situata ngjante më shumë me hyrje pa leje sesa me një tentativë për vjedhje. Por, Dylan dhe Barbara nuk donin që personi i dyshuar të ndëshkohej vetëm për hyrje pa leje.
Policia e Los Anxhelosit arrestoi të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

