10:44 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Cikalleshi mes klubit shqiptar dhe atij arab, kërkon minuta për të qenë në Euro 2024

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi pritet të bëjë një lëvizje gjatë afatit të janarit.

Cikalleshi momentalisht është përjashtuar nga skuadra turke, Konyaspor, për shkak se kërkoi pagën e tij, shkruan Indeksonline

Andaj, lojtari “kuqezi” është i lirë për të kërkuar një klub të ri gjatë këtij mini-afati dimëror.

Skuadra shqiptare, KF Egnatia ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për Cikalleshin, por ka oferta edhe nga Arabia Saudite.

33-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka zhvilluar 15 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asiste/Indeksonline/