16:15 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Cikalleshi në super-formë, i shënon edhe Besaksehirit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi po kalon në formë të mirë në Superligën e Turqisë.

Cikalleshi shënoi gol në barazimin e Konyaspor 1 me 1 ndaj Besaksehirit, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin për 1 me 0, por në minutën e 85’të shifrat i barazoi sulmuesi i njohur, Demba Ba.

Kujtojmë që ky ishte goli i katërt i Cikalleshit në këtë sezon të Superligës së Turqisë./IndeksOnline/