23:35 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

Cikalleshi: Sot kemi hapur faqe të re, portieri i Polonisë ishte në formë

Shqipëria humbi në Varshavë me shifrat 1-0 ndaj Polonisë.

Kuqezinjtë e provuan me të gjitha mënyrat për të dalë me pikë, por nuk ia dolën.

Sokol Cikalleshi ka thënë se portieri polak nuk i lejoi që të shënonin.

Sot kemi hapur faqe të re. Me shpirtin që kemi treguar sot, besoj se i kemi bërë shqiptarët që të ndihen mirë. Portieri i Polonisë është shumë i mirë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kemi sakrifikuar shumë në këtë takim. I pritëm në mesfushë dhe na shkoi mirë. Pësuam një gol nga gjysmë rasti. Përvec atij rasti, Polonia nuk pati ndonjë rast tjetër. Gol nuk na deshi sot, as mua, as Uzuni as Asllanit”, ka thënë Cikalleshi.