14:10 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Çikat e babait”, Ronaldo dedikim emocional për dy vajzat e tij

Cristiano Ronaldo përveç që konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, është edhe një partner dhe baba i përkushtuar.

Ylli i Juventusit krahas angazhimeve, nuk lë anash as familjen e tij, duke iu kushtuar kohë sa herë që i vjen mundësia.

Ronaldo është personi më me së shumti ndjekësit në Instagram, 35- vjeçari publikon vazhdimisht fotografi të katër fëmijëve të tij.

Këtë herë futbollisti portugez ka postuar një fotografi të dy vajzave të tij, Alana dhe Eva, ndërsa në përshkrimin e fotos ka treguar dashurinë që ka për to.

“Bie në dashuri sa herë që i shoh këto dyja, çikat e babait”, ka shkruar Ronaldo.

Kujtojmë se Ronaldo është në lidhje me modelen, Georgina Rodriguez./Indeksonline/