17:31 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Cila do jetë fuqia që do rimëkëmbë ekonominë globale post-pandemike?

Shkruan: PhD.Cand Blerta Haliti Baruti

-Historia na tregon se vendet demokratike dhe me ekonomi të bazuara në treg jan të pozicionuara më mirë për t’i rezistuar krizave të tilla. Shumë ekonomi më pak të zhvilluara tashmë janë të mbushura me sfida serioze: borxhi i madh, çështjet e qeverisjes, korrupsioni i shfrenuar, papunësia e lartë, sektorët e mëdhenjë informalë dhe disa sisteme të besueshme për mbështetje sociale. Me një fjalë përballen me një të ardhme shumë më të pasigurt.

Për here të parë, të gjitha shtetet parashikohet të pësojnë rritje negative në vitin 2020. Sidoqoftë, ka ndryshime thelbësore në ekonomitë individuale, duke pasqyruar evolucionin e pandemisë dhe efektivitetin e strategjive të kontrollit, ndryshimi në strukturën ekonomike (për shembull, varësia nga sektorë të prekur rëndë, të tilla si turizmi dhe nafta, mbështetja në flukset e jashtme financiare, përfshirë remitancat, dhe tendencat e rritjes para krizës).

Por, pasojat ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe Bllokimi i Madh tashmë po shihen. FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtarë) në muajin qershor ka bërë vlerësimin e ri ku parashe një tkurrje prej 4.9 për qind të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto)  global në vitin 2020, më e ulët se 3 për qind rënia e parashikuar në muajin prill, ndërsa në Evropë parashikohet  t’kurrje deri në 8.3 për qind. Fondi gjithashtu uli parashikimin e tij për PBB-në për vitin 2021, ku para-shenjë normë rritjeje ishte 5.4 për qind nga parashikimi 5.8 për qind i bërë në muajin prill. Shumë qeveri kanë rritur masat e tyre të urgjencës për të mbrojtur njerëzit, për të ruajtur vendet e punës dhe për të parandaluar falimentimet.

T’kurrja e pjerrët në aktivitetin ekonomik dhe të ardhurat fiskale, së bashku me mbështetjen e konsiderueshme fiskale, me një borxhë publik global që parashikohet të arrijë një lartësi gjithëpërfshirëse në vitin 2020 dhe 2021 në 101.5 për qind të PBB-së dhe 103.2 për qind të PBB-së. Përveç kësaj, deficit mesatar fiskal i përgjithshëm është vendosur të rritet në 13.9 për qind të PBB-së këtë vit, 10 për qind më të larta se në vitin 2019.

-Në shumicën e vendeve bllokimi i madh ka filluar të lehtësohet, politikat fiskale do të duhet të përshtaten me rrethanat e vendit, duke balancuar nevojën për të mbrojtur njerëzit, për të stabilizuar kërkesën dhe për të lehtësuar shërimin.

Ndërsa kur pandemia është nën kontroll sipas disa udhëzimeve të Bankës Botërore (BB), stimulimi fiskal për të mbështetur rimëkëmbjen mund të përqendrohet në investimet publike, përfshirë infrastrukturën fizike dhe digjitale, sistemet e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen e sektorit më të goditur në të gjithë botën, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe punonjësit e tyre. Marrja e disa dispozitave dhe programeve për mbrojtje sociale më të gjera mund të forcojë stabilizatorët automatikë dhe të ndihmojë në luftimin e rritjes së varfërisë dhe pabarazisë.

Të gjitha masat duhet të futen në një kornizë fiskale afat mesme dhe të menaxhohen dhe regjistrohen në mënyrë transparente për të zbutur rreziqet fiskale, përfshirë kreditë dhe garancitë që nuk ka në një efekt të menjëhershëm në borxhin dhe deficitet e Qeverisë. Por nëse pandemia mbetet akute (apo një shpërthim i dytë i pandemisë  në fillim të vitit 2021) dhe bllokimet e rrepta vazhdojnë, politikat fiskale duhet të akomodojnë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të mbrojtur njerëzit.

Në samitin e fundit  korrik 2020, udhëheqësit e BE-së kanë arritur një marrëveshje historike mbi një fond të rimëkëmbjes së pandemisë së koronavirusit prej 750 miliardë euro dhe planet e tyre për shpenzime afatgjata, pas debateve në samitin më të gjatë të bllokut në gati dy dekada, në ditën e tij të pestë, 27 krerët e shteteve dhe qeverive dhanë miratimin në një plani të kombinuar për të paguar 390 miliardë euro në grante dhe 360 miliardë euro në kredi nga fondi i ri i rindërtimit ekonomik.

-Si shumica e vendeve edhe Kosova ka rënie dhe stagnim të ekonomisë, ngjashem janë edhe perpjekjet për te modeluar zgjidhje për të përballuar sa më lehtë këtë situate dhe kthim në normalitete. Pritjet janë të mëdha për nga paralajmrimi i Qeverisë se do të miratoj se shpejti Ligjin e Rimbëkëbjen Ekonomike COVID19, grupet punuese  tashmë kanë përgadituar këtë projekt ligjin në të cilin konkretizohen disa nga pikat e Programit te Rimekëmbje të fokusuar në gjenerimin e kërkesës agregate, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat përmes garantimit të kredive, politika tatimore etj.

Rritja reale e PBB-së për këtë kohë pandemie është vetem 1,3 për qind sipas ASK-së (Agjensia e Statistikave të Kosovës), më e theksuar është rënia në sektorinë e arteve, argëtimit, ç’lodhjes dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit deri në 28,84 për qind, ndërtimi deri 12,4 për qind, bujqësi, pyjeve, peshkimit dhe administrimit public deri 0,15 për qind, pastaj arsimit dhe shëndetësisë deri 0,10 për qind. Ndërsa PBB-ja sipas qasjes së shpenzimeve, ka pasur rritje të eksportit të mallrave dhe shërbimeve 29,54 për qind, importi i mallrave dhe shërbimeve 4,12 për qind dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, etj rreth 0,2 për qind.

E dallimi më i madh është në rritjen e remitancave 28,5 për qind, pasi me përhapjen e pandemisë bashkëatdhetaret tanë janë detyruar që mos të vijnë këtë vit në vendin e tyre por kjo gjë  nuk i ka pengu në dërgimin e mjeteve financiare për familjaret, vetem se kan përdor më  teper kanalet financiare (bankat etj) të  dërgimit. Pasë gjithë këtyre të dhënave do ishte mirë që qeveritë t’i ri-orientojnë të ardhurat dhe shpenzimet për të rritur dhe stimuluar investimet prodhuese pasi që hapësirat fiskale janë të kufizuara.

Të mundohen që të kontrollojnë ose tejkalojnë krizën aktuale brenda këtij viti, atëherë bota do mund të kthehet në rrugën e globalizimit, edhe nëse disa nga zingjirët e krijuar të prodhimit dhe shpërndarjes së mallrave në vendet e ndryshme kanë pësuar dhe vazhdojnë të pësojnë, ato mund të rindërtohen më shpejtë sepse ka bazën e mëhershme. Por nëse kriza vazhdon, globalizimi mund të zvogëlohet e që ekonomikisht do të ketë humbje të mëdha për të gjithë edhe më shumë sesa parashikimet e institucioneve relevante botërore që tashme kanë bë.

Do të thotë e rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë, është të sigurojmë të ardhmen e kompanive, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që luajnë një rol kaq të rëndësishëm në ekonomi, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të plotësojnë kërkesën që do të kthehet një ditë.

Kjo besoj do ishte fuqia që do rimëkëmbë ekonominë globale, pastaj mbetet të shihet për Evrop pako e arritur së fundi në Smitin Evropian dhe për Kosovë Ligji për rimëkëmbje: a do jen fuqi shtytëse e përmisimit ekonomik?