11:50 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Cila është e ardhmja e Smalling, anglezi shkruan mesazhin lamtumirës me Romën

Chris Smalling është ndarë edhe zyrtarisht me Romën.

Mbrojtësi angleze ka përfunduar dje huazimin që kishte te skuadra italiane nga Manchester United.

Mes dy skuadrave kishte bisedime, por që nuk është arritur marrëveshja për blerjen e kartonit të tij.

“Jam i dëshpëruar që nuk kam arritur synimet e sezonit që kishim me Romën. Kjo skuadër më ka ofruar shumë dashuri brenda pak muajsh. Ka qenë kohë e veçantë për mua që të luaja këtu. Dua të falënderoj dhe uroj të gjithë lojtarët dhe stafin e skuadrës” ka thënë Smalling./Indeksonline/