09:55 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Cila është puna që paguhet më së shumti në fushën e teknologjisë?

Teknologjia dita e ditës po bëhet më e nevojshme për njerëzimin. 

Po ashtu teknologjia po hap vende të reja pune dhe po krijon profesione të reja.

Por cili është profesioni që paguhet më së shumti në fushën e teknologjisë?

Profesioni që paguhet më së shumti është ai i Menaxherit të Inxhinierisë Softuerike.

Pagesa mesatare për këtë profesion është 163.000 dollarë. Ata që e bëjnë këtë punë ndihmojnë në krijimin e softuerit kompjuterik ose përmirësimin e programeve ekzistuese kompjuterike./Indeksonline/