16:48 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cila është puna tjetër e trajnerit të Kosovës Bernard Challandes?

Trajneri Bernard Challandes po shijon momentet më të mira në karrierë si trajner.

Prej marsit të vitit 2018 kur lidhi marrëveshje me Kosovën, në 17 ndeshje ka pësuar vetëm 1 humbje.

Me “Dardanët” arriti të shkoi në Play Off të Ligës së Kombëve, shkruan Indeksonline.

Por trajneri zviceran përveç punës primare që ka te Kosova, ai bashkëpunon edhe me kompaninë zvicerane që menaxhon futbollistë “Footuro Ag”.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca e Arbenit Xhemajli menaxhohen nga kjo kompani.