23:49 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / M. M

Cilat janë sëmundjet që prekin më tepër të rinjtë, ja çfarë duhet të dini

Sëmundjet mendore, dëmtimet nga aksidentet rrugore, anemia nga pamjaftueshmëria e hekurit, HIV dhe AIDS, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave janë sfidat shëndetësore me të cilat ndeshen më së tepërmi adoleshentët në të gjithë botën.

Megjithëse shifrat e vdekshmërisë tek adoleshentët janë më të ulëta krahasuar me ato të grupmoshave të tjera, shumë prej shkaqeve të vdekjeve të tyre janë të parandalueshme duke marrë në konsideratë përpjekjet përmes sistemeve shëndetësore dhe arsimore për të shmangur një sërë problemesh që mund të çojnë adoleshentët drejt varësisë apo abuzimve të ndryshme.

Shendeti i adoleshentëve mbetet një nga teoritë dhe studimet me efikase përsa i përket rëndësisë dhe vijmësisë së shëndetit të popullatës.

Globalisht, por edhe ne vendin tonë i është dhënë një peshë dhe rëndësi e veçantë studimeve për të përceptuar qartësisht situatën e zhvillimit shëndetësor të një popullate.

Grupmosha adoleshentë përveç se kanë një ritëm zhvillimi në metabolizëm shumë të përshpejtuar, kanë dhe një gjenerim ndryshimi shumë të madh, si pasojë e faktorëve të ndryshëm social, ekonomik, kulturor, shëndetësor. Vitet e fundit shtojmë edhe faktorin tjetër inovacioni dhe teknologjia që ndryshon me ritme shumë të shpejta jetën e adoleshentëve.

Situata mbi studime te tilla, tregon se ka nje kurbe dinamike me rritje dhe rënie të vazhdueshme të këtij grupi, ashtu si është theksuar vazhdimisht nga ekspertët se kjo vjen si pasojë e ndryshimeve të ndryshme socio-ekonomike të një vendi.

Përveç aksidenteve, sëmundje s*ksualisht të transmetueshme, stresit dhe depresionit që diktohen nga realitetit i sotmëm, kohët e fundit shtohet dhe rrezatimi që merren nga pajisjet elektronike, bazuar në statistikat e përdorimit të kohës që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale.

Megjithëse shifrat e vdekshmërisë tek adoleshentët janë më të ulëta krahasuar me ato të grupmoshave të tjera, shumë prej shkaqeve të vdekjeve të tyre janë të parandalueshme, duke qenë se shumica e fataliteteve të tyre vijnë nga faktorë të jashtëm “manipulues” dhe “rregullues” nëse do kishte kujdes në përdorimin e dietave, automjeteve, drograt, pajisjet elektronike etj.

Shumë sjellje të shëndetshme që mësohen në adoleshencë kanë impakt afatgjatë gjithë jetën, kryesisht natyra rebele e kësaj grupmoshe bën që asnjë trajtim, sjellje, përkujdesje të mos merret parasysh në shumicën e rasteve dhe predispozimi është që të kenë një sjellje të kundërt me atë “çka është më e mira”.

Nëse i referohemi studimeve dhe statisikave konkrete globale, në botë shifrat e vdekshmërisë së adoleshentëve janë ulur midis viteve 2000 dhe 2012, me një numër global vdekjesh që u ulën nga 1.5 milionë -1.3 milionë.

Kjo ne fakt, është një shifër alarmante, gjithsesi OBSH-ja deklaron se shkaqet madhore të vdekjeve dhe sëmundjeve tek adoleshentët si shëndeti mendor, përdorimi i substancave dhe problemet lidhur me ushqyerjen, nuk kanë marrë vëmendjen e duhur në politikat kombëtare të vendeve.

Një ndër arsyet e mostrajtimit më me përgjegjshëmeri apo me rëndesi të situatës është edhe faktori social për një popullatë, duke patur një qasje me tema tabu që le për të dëshiruar ku adoleshentët për shkak të sjelleve të ndryshme stigmatizohen nga shoqëria. Në vendin tonë, janë bërë progrese në pika dhe tema të tilla, duke bërë të mundur që të kemi një përmirësim të situatës nga viti në vit, pasi temat “tabu” në lidhje me semundjet s*ksualisht të transmetueshme, perdorimi i drograve dhe kurimi ndaj tyre, dukuria e psikologut ne shkolla etj, rrit dukshëm dhe në mënyrë efikase mirëqënien shëndetësore të kësaj grupmoshe .

Kryesisht, Shqiperia konsiderohet si një vend i rajonit europian me popullatë të re. Lidhur me shëndetin e adoleshentëve ka pak të dhëna të viteve të fundit. Por janë bere studime te mirfillta dhe një nga studimi i kryer nga INSTAT me mbështetjen e UNFPA-së “Të rinjtë në Shqipëri” percakton dhe sjell pervec studimeve, sfidat në kohët që ndryshojnë për të rinjtë, peripepcitë që u duhet të kalojnë dhe trajtimet që marrin në situata të ndryshme, problematika të tyre lidhur me shëndetin, kushtet e jetesës, arsimin, punësimin.

Numri i të rinjve të grup-moshës 15-29 vjeç nga Censusi i Popullsisë dhe Banesave i vitit 2011 u llogarit në 704 mijë, duke përfaqësuar vetëm një të katërtën (25, 2%) e të gjithë popullsisë dhe relativisht kujdesi duhet të jetë përveçse shumë i rëndesishëm edhe shumë specifik për këtë grupmoshe.

Rritja e mirqënies dhe progresit të shoqërisë ka bërë që ky numër të vijë drejt rënies. Ndërkohë që shkaqet kryesore të vdekjeve për personat mbi 50 vjeç janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe kanceri, të rinjtë përgjithësisht bëhen viktima ndaj faktorëve të jashtëm ashtu si u cilësua edhe me lart.

Një grup faktorësh të parandalueshëm të rrezikut si: duhanpirja, abuzimi me alkool, dieta e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, kanë ndikim të madh në rritjen e vërejtur të barrës totale të sëmundjeve jo të transmetueshme si kanceri, sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe mushkërive. Parandalimi i sjelljeve të tilla si duhanpirja, abuzimi me alkoolin, dieta e pashëndetshme dhe promovimi i aktivitetit fizik te të rinjtë shqiptarë mbeten sfidat kryesore por jo të pamunduara. Kohet e fundit vihet re një qasje pozitive drejt këtij fenomeni. Po realizohen nisma të ndryshme sensibilizuese, ambjente miqësore, trajtime të fenomentit në media etj, në promovimin e sa më shumë rasteve inspirues dhe reale për të patur një përmirësim të shëndetit të këtyre të rinjve.

Adoleshentët në Shqipëri, kanë një predispozim të jenë shumë të lidhur me jetën sedentare, 15-vjeçarët shqiptarë renditen të dytët në Europë, pas Moldavisë përsa i përket kohës së shpenzuar në TV. Kështu 75% e vajzave dhe 73% e djemve 15 vjeç shohin televizor më shumë se dy orë në ditë gjatë ditëve të javës.

Ndikimi i temave tabu në vendin tonë, duket se ka një ndikim “pozitiv” përsa i përket sëmundjeve të transmetueshme s*ksualisht. Në Shqipëri konstatohet një disbalancë shumë e ndjeshme në raportin djem/vajza lidhur me kryerjen e marrëdhënieve s*ksuale. Kështu, 39% e djemve 15- vjeçarë raportojnë se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale kundrejt 2% të vajzave të të njëjtës moshë. Nga ana tjetër, 63% e djemve 15-vjeçarë raportuan se kishin përdorur kondom gjatë marrëdhënies së fundit s*ksuale kundrejt 35% të vajzave të kësaj moshe.

Krijimi i grupeve dhe rebelizmi i cili në shumicën e kohës është trend bën që 24% e djemve 15-vjeçarë në Shqipëri janë përfshirë në grindje gjatë vitit të fundit, duke u renditur në vendin e dytë në Europë pas të rinjve Armenë.

Adoleshenca është një fazë në të cilën duhet të bëhen eksperienca të reja, shikohet si trend dhe çdo devijim i mundshëm nga faktorë të tillë të jashtëm ndodhin, e rëndësishme është që numri është drejt uljes i rasteve problematike të kësaj moshe.

Shëndeti i adoleshëntëve është bërë një përparësi në agjendën globale për qeveritë e vendeve. UNFPA për vendet më të ardhura të ulta dhe me të ardhura të mesmeve po investon përmes programeve për zhvillimin e qëndrueshëm me fokusin e shëndetit të adoleshentëve.

UNFPA e sheh me rëndësi shëndetin e adoleshentëve si e ardhmja më e sigurtë e shoqërisë dhe në programet e tyre përfshijnë politika që kanë të bëjnë me ruajten e shëndetit të rë rinjëve, shëndetit riprodhues etj.

Bashkë me OBSH dhe qeveritë e vendeve respektive, UNFPA mbështet drejtëpërsëdrejti vendet që avokojnë për rritjen e investimeve për të garantuar shendetin e adoleshentëve dhe orientoj programet shendëtësore dhe edukative në këtë grupmoshë.