20:40 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Cilat sanksione? Kim Jong Un merr një tjetër limuzinë të re, Mercedes-Maybach S600

Ndërkohë që shumë vazhdojnë të pretendojnë se sanksionet ndërkombëtare po dëmtojnë ekonominë e Koresë së Veriut – dhe po e lënë regjimin e Kim pa para dhe mallra luksoze, duket që nuk qëndron gjithcka ashtu.

Rasti në fjalë, tregon Kim Jong Un të filmuar rreth Phenianit në një limuzinë të re, shkruan IndeksOnline.

Herën e fundit ishte një Rolls-Royce Phantom, këtë herë është një Mercedes-Maybach S600 i blinduar.

Kjo vjen vetëm disa javë përpara se të mbahet një samit tjetër midis Kim Jong Un dhe Donald Trump, në të cilin koreanoveriorët po kërkojnë lehtësim të sanksioneve përpara se të vazhdojnë me çarmatimin bërthamor në çfarëdo shkalle të prekshme.

Afiniteti i Kim për limuzinat e Mercedes është i dokumentuar mirë.

Ai përdori edhe më herët limuzinë të blinduara S600 Pullman Guard për të udhëtuar në samitin e tij historik me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In, në prill të vitit 2018 dhe pastaj në takimin e tij po aq historik me Presidentin e SHBA Donald Trump në Singapor, dy muaj më vonë. /IndeksOnline/