14:12 / E Martë, 27 Shtator 2022 / MSH

Cilët shefa të grupeve parlamentare janë më të zellshmit në Kuvend? (Rënditja)

Shefat e grupeve parlamentare të partive në Kuvend ishin prijës dhe “shembull” i deputetëve të tyre.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e GP të Lëvizjes Vetëvendosjes del të jetë shefja më e zellshme në Kuvendin e Kosovës. Kusari-Lila mori pjesë në 41 nga 45 seancat e sesionit pranveror.

Enis Kervan, shef i GP Multietnik mori pjesë në 37 seanca.

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri mori pjesë në 36 seanca, e në vetëm tri seanca më pak ishte pjesëmarrës shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi (33 seanca), raporton Indeksonline.

Abelard Tahiri, si prijës i deputetëve të PDK-së në Kuvend, mori pjesë në 31 seanca.

Igor Simic ishte shefi i Grupit Parlamentar me më pak pjesëmarrje, 25 sosh (GP Lista Serbe).

Kusari-Lila i pati deputetët më të “zellshëm” në grupin parlamentar të saj, raporton Indeksonline.

Shtatë deputetë patën vijueshmëri të plotë në seanca të Kuvendit, 45 nga 45./Indeksonline/