18:19 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cili ishte kuadri i mjekëve në Spitalet e Përgjithshme në vitin e kaluar

Agjensioni e Statistikave të Kosovës, ka bërë publike raportin në fushën e shëndetësisë për vitin që lamë pas.

Një nga pikat që janë nxjerrë të dhëna mjaftë interesante, por edhe tejet të duhura në vendin tonë, janë edhe kuadrot tek spitalet e përgjithshme, transmeton Indeksonline.

Në shtatë spitale të përgjithme, janë gjithsej 699 mjek specialistë. Numrin më të madh të tyre e përbëjnë, ata në Spitalin e Prizrenit, me 168 specialistë, pasuar nga Gjilani, ku në spitalin e këtij qyteti deri në vitin 2019, ishin punësuar 116 mjek specialistë.

Ndërsa në këto spitale infermierë të punësuar deri në vitin 2019 ishin 1.904.

Po ashtu infermierë më së shumti del të ketë Spitali i Prizrenit, me 426, më pas Spitali i Gjakovës, me 339 inferemierë, e për nga numri pasohet ai i Gjilanit, që gjithsej ka 330.

Sipas të njejtave statistika, jo punonjës shëndetësor që janë duke ushtruar veprimtaritë e tyre, në të njëjtat spitale, janë gjithsej 704.

Pa pagesë, deri në vitin 2019, ishin në total 19 punëtorë.

Aktiviteti i këtyre institucioneve shëndetësore, 52.57 %. Del që më së shumti shfrytëzimi i kapaciteteve bëhet në Spitalin e Vushtrrisë, me 71.81 %, më pas Spitali i Mitrovicës, me 62.43 %, pasuar nga Spitali i Prizrenit, me 54.44 %.

Në vitin e kaluar, në këto spitale vdiqën 1.021 pacientë. /Indeksonline

Mos i humb