09:45 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çiljeta dhe djali i saj kanë sot ditëlindjen! Vjen urimi emicionues i nënës së këngëtares (Foto)

Çiljeta është një nga këngëtaret më të komentuara shqiptare, veçmas për paraqitjet e saj skenike, por edhe për jetën e saj private. Megjithatë ajo ka kohë që është distancuar nga muzika, pasi që i është përkushtuar djalit të saj Fernandos. E sot ajo ka arsye të dyfishtë për të festuar, pasi që sot ajo dhe djali i saj kanë ditëlindjet, shkruan Indeksonline.

Një urim për Çiljetën ka ardhur edhe nga nëna e saj Majlinda. Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për vajzën dhe nipin e saj, ashtu siç di një nënë.

Ky është urimi i saj i plotë:

“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një liber i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shumë lumturi mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin nusja xhajës Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve të mi .Por ti na dhe nje gëzim akoma më të madh.Na solle në jetë nje princ të vogël Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë .Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë .Zoti ju bekoftë”