22:40 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çiljeta dhe Essto po vijnë në bashkëpunim, publikojnë një pjesë të klipit

Çiljeta Xhilaga dhe Essto janë bashkuar për projektin e radhës.

Dyshja e njohur kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës.

Projekti mban titullin “A je mirë” dhe do të lansohet të premten, ndërsa artistët kanë sjellur një pjesë të shkurtë të klipit në llogaritë përkatëse të Instagramit.

“Së shpejti…”A JE MIRE” ft Essto, si per mbyllje sezoni se i kam fiksim kto pune”, ka shkruar Çiljeta në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë ky është bashkëpunimi i parë në mes të dy artistëve të njohur./Indeksonline/