13:28 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Cillessen i pakënaqur me çmimin që i ka vendosur Barcelona

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Katalunja këtë verë. Portieri holandez nuk ka arritur të fitojë statusin e titullit, pasi ka përpara vetes Marc-Andre ter Stegen.

Shumë klube duan të nënshkruajnë me portierin e Barcelonës, por klubi katalanas ka kërkuar një shifër të majme. Ata e largojnë Cillisen për 60 milionë euro. “Gardiani i portës” e ka komentuar vetë këtë shifër duke treguar se nuk i pëlqen aspak.

“Kërkesa e Barcelonës për 60 milionë euro nuk më ndihmon aspak. Jam i qetë tani dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë”, – thotë ai. Cillisen kërkohet nga Benfica, Porto, por për të ka shfaqur interes dhe Manchester United.