22:26 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Cima cakton takimin vendimtar, ky trajner pritet ta zëvendësojë Munishin

Pasi shkarkoi Ismet Munishin nga posti i trajnerit, presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi është në negociata me disa trajner për të gjetur zëvendësuesin.

Indeksonline mëson se gjatë ditëve të fundit, ‘Cima’ ka pasur bisedime me dy trajnerë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Bledi Shkëmbin dhe Orges Shehin. Megjithatë, favorit për të marrë postin e menaxherit është Orges Shehi.

Gjatë kësaj jave, Kabashi ka caktuar takim me ish trajnerin e Skënderbeut për të definuar përfundimisht planet për të ardhmen.

/Indeksonline/