12:50 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Cima udhëton në Tiranë, takohet me dy trajnerë të njohur shqiptarë

Brenda 48 orëve pritet të zyrtarizohet pasardhësi i Ismet Munishit në postin e trajnerit te Ballkani.

Siç ka raportuar Indeksonline të enjtën, dy kandidatët kryesor janë Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi.

Burime tona bëjnë të ditur që presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ndodhet aktualisht në Tiranë për të takuar dy trajnerët në fjalë.

Ndryshe, ekipi nga Suhareka shkarkoi Munishin të mërkurën pas 18 muajve qëndrim te Ballkani.

/Indeksonline/