22:55 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Çitaku: Kurti na solli një marrëveshje të përkohshme pa njohje, por me Asociacion

Nënkryetarja e Partisë demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka sjellë Kosovës një marrëveshje të përkohshme pa njohje, por me Asociacion.

Postimi i plotë i Çitakut:

 Kryeministri paska deklaruar se argumente kundër Kosovës, ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.

Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet:

1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Çfarë na solli Albini?

Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

#ÇkaKaÇkaSka