13:29 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çitaku: Ledri djali më i mirë i Prishtinës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar performancën e Ledri Vulës gjatë mbrëmjes së djeshme për dhjetëvjetorin e pavarësisë, duke e quajtur atë djali ma i mirë i Prishtinës.

Çitaku ka shprehur falënderime ndaj Ledrit për emocionet që i ka dhuruar mbrëmë me perfrormancën e tij, të cilin nuk e ka konsideruar vetëm artist por edhe patriot, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundësisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë.
Ti nuk je veç artist i shkëlqyeshëm, ti je patriot. Jam krenare me ty. Të ngjaftë Arbëri.