Ledri Vula nostalgjik, kujton kohën kur luante basketboll
Ledri Vula përmes një videoje që ka postuar në Instagram ka kujtuar kohën kur ka qenë i ri e luante basketboll.
Në video shihet talenti i reperit për basket në rininë e tij, shkruan Indeksonline.
Edhe në të kaluarën Ledri ka treguar disa herë se nëse nuk do të ishte reper, do të merrej me basketboll.
Tash Ledri është zëvendës president i klubit të Prishtinës në basketboll./Indeksonline/