18:39 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çitaku reagon për propagandën e agjencisë së lajmeve serbe për Kosovën

Ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar në drejtim të agjencisë së lajmeve në Serbi, ‘Kurir.rs’.

Ky reagim i Çitakut edhi pas raportimit të Kurir se Prishtina është duke përgatitur një sulm terrorist në drejtim të serbëve, transmeton Indeksonline.

“Paralajmërim dramatik për shërbimet e sigurisë: Terroristët përgatisin sulm ndaj serbëve! Prishtina fshehurazi krijon një ushtri”, është titulli që bëri Çitakun të shkruaj lidhur me këtë çështje.

Ambasadorja Çitaku poashtu ka deklaruar se Kosova është vendi më pro perëndimor në rajon dhe asnjë propagandë e sponsorizuar nga shteti i Serbisë nuk mund të ndryshojë këtë.

Postimi i Çitakut:

Propaganda e sponsorizuar na Beogradi kurrë nuk pushon së mahnituri me imagjinatën e tyre. Kosova është vendi më pro SHBA dhe BE në rajon, anëtar aktiv i koalicionit kundër ISIS-it. Asnjë propagandë e sponsorizuar nuk mund ta ndryshojë vizionin dhe angazhimin tonë