23:16 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli thotë se qytetarët janë të shqetësuar dhe se vendi ynë është mjaft i ndarë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me ‘idenë’ për ndarje të Kosovës.

Ai madje i ka thënë jo kësaj mundësie duke shtuar se  vendi ynë është mjaft i ndarë, transmeton Indeksonline.

Pacolli ka thënë gjithashtu se nuk ka asnjë mundësi për ndarje të mëtejshme të territorit.

Postimi i plotë:

JO NDARJE TË KOSOVËS!

Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur “ndarje” të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv.