Çitaku takon Ivanka Trump, i flet për gratë kosovare
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku mbrëmë ka pasur një takim me Ivanka Trump të bijën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se i foli Trump-it për fuqizimin e grave të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Ishte një nder të jem në gjendje të ndaj me Ivanka Trump dhe kolegët e mi ambasadorë të akredituar në Uashington DC, punën e mahnitshme që USAID dhe MCC po bëjnë në fuqizimin e grave dhe sigurimin e pjesëmarrjes së grave në ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Çitaku. /Indeksonline/