20:29 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Foto të papublikuara të Hashim Thaçit me Ivanka Trump (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ishte mysafir në ceremoninë e Lutjes së Mëngjesit, ku krahas shumë personaliteve botërore, folës kryesor ishte presidenti amerikan, Donald Trump.

Thaçit iu kishte rezervuar një tavolinë shumë e veçantë. Ai ishte ulur bashkë me dy njerëzit më të afërt dhe më me ndikim të presidentit Trump. Ai ishte pranë  Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner.

Mirëpo, tek tani kanë dalur fotografitë që duket se janë bërë para ose pas përfundimit të ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit.

Ivanka Trump konsiderohet si njeriu me më influencë në Shtepinë e Bardhë.