18:54 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Citroen prezanton syzet që parandalojnë sëmundjet kronike gjatë udhëtimit

Seetroen është emri i një inovacioni të ri nga prodhues i makinave, Citroen.

Bëhet fjalë për një palë szye, me të cilat marka franceze po kërkon të luftojë sëmundjet kronike gjatë udhëtimit, dukuri kjo që prek më shumë se 30 milionë njerëz në Evropë, shkruan IndeksOnline.

Syzet janë projektuar nga 5.5, një studio dizajni me bazë në Paris, ndërkohë teknologjia u zhvillua nga Boarding Ring, një kompani me seli në Var, në jug të Francës.

Kjo zgjidhje paramedike e patentuar dhe e testuar ka një vlerësim mbresëlënës të efektivitetit prej 95 për qind.

Citroën këshillon që syzet duhet të vnohen sa më shpejt që pasagjerët përjetojnë simptomat fillestare të sëmundjes gjatë lëvizjes dhe pas 10 deri në 12 minuta, syzet “do të lejojnë që mendja të risinkronizohet me lëvizjen e perceptuar nga veshi i brendshëm, ndërsa sytë përqendrohen në një objekt të palëvizshëm, si një smartphone ose një libër “. Pas kësaj, syzet mund të hiqen për pjesën e mbetur të udhëtimit. /IndeksOnline/