14:34 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Citroëni” 33-vjeçar me vetëm 34.000 mijë të kaluara, duket sikur ka dalë nga fabrika

Në kërkim të oldtimerëve gjithnjë e më tërheqës, këtë herë do paraqitet një makinë “franceze”.

Bëhet fjalë për një Citroën Visa (1978-1988), një makinë që dikur ishte e popullarizuar edhe në Kosovë.

Makinë në fjalë gjendet në Gjermani dhe po garon për titullin e automobilit më të ruajtur.

Pronari e ka në posedim atë që nga 3 shkurti i 1987-s dhe, që prej asaj kohe, ai ka përshkuar me të vetëm 34.000 kilometra.

Siç shihet edhe në fotografi, makina është në gjendje të përsosur, e gjendur rregullisht në një garazh, me të gjitha pjesët mekanike pa u përfshirë nga korrozioni.