15:25 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

City dhuron spektakël ndaj Wolwesit, merr kryesimin e Premier Ligës (VIDEO)

Manchester City ka dhuruar spektakël në ndeshjen kundër Wolwesit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premier Ligës angleze.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultat 3-0 dhe morri kryesimin në tabelë, shkruan IndeksOnline.

City e nisi furishëm takimin, ku ende pa kaluar një minutë lojë, Grealish shënoi pas një aksioni fantastik të krijuar nda dyshja Foden dhe De Bruyne.

Erling Haaland dyfishoi epërsinë e City me një gol të bukur në minutën e 16-të.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 2-0 për Cityn.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Phil Foden në minutën e 69-të.

Me këtë fitore, Manchester City merr kryesimin e Premier Ligës me 17 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje, ndërsa Wolwes mbetet në pozitën e 16-të me vetëm 6 pikë./IndeksOnline/