21:37 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

City i pandalshëm, mposht edhe Napolin

Manchester City ka fituar derbin në Grupin F ndaj Napolit me rezultat 2:1.

Manchester City ka shënuar edhe fitoren e tretë në grup, duke mposhtur Napolin me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golat për Cityn në këtë takim i shënuan Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, ndërsa për Napolin Diawara nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje City mban pozitën e parë në grup me 9 pikë, i ndjekur nga Shakhtar me 6 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tretë më 3 pikë. /Express