16:39 / E Diele, 08 Maj 2022 / C E

City kërkon t’i ofrohet edhe më shumë titullit, ballafaqohet me Newcastle, formacionet zyrtare

Barazimi i Liverpoolit me Tottenhamin ka lënë të hapur mundësinë që Manchester City të krijojë një epërsi prej tre pikëve ndaj skuadrës së Jurgen Klopp nëse ata sot mposhtin Newcastle Unitedin më ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 17:30.

Të dy skuadra momentalisht kanë nga 83 pikë në kreun e tabelës, por skuadra e Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak dhe kërkon vetëm tre pikë në këtë ballafaqim.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko, ERodrigo, Gundogan, De Bruyne, Grealish, Sterling, Jesus

Newcastle United: Dubravka, Krafth, Lascelles, Burn, Targett, Longstaff, Guimaraes, Joelinton, Almiron, Maximin, Wood