11:02 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

City-Liverpool, lufta psikologjike për titull

Manchester City apo Liverpooli, kjo është dilema e madhe e ditëve të ardhshme në Premierligë.

Dy skuadrat që po ndjekin titullin në garë të ngushtë ndodhen në fazën më të rëndësishme, atëherë kur një gabim i vogël ka vlerën e humbjes së titullit.

Dy trajnerët, Jurgen Klopp e Pep Guardiola janë tejet të matur në deklarata, të cilat kanë edhe karakter psikologjik.

“Është e pamundur që të mos shikojmë se çfarë po bën City. Mendoj se ata do të fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund” ka thënë Klopp.

Në anën tjetër, i matur ka qenë edhe Guardiola duke thënë se Liverpool e meriton titullin.

“Liverpool është një rival i madh. Në secilin edicion, me këto paraqitje dhe këto pikë që kanë, ata do e fitonin titullin. Por, titullin e merr vetëm një skuadër” ka thënë Guardiola.

Ndeshjet e kësaj jave pritet të thonë shumë për dy skuadrat në luftën për titull./Indeksonline/