City në festë, Rodri shënon gol të bukur ndaj West Hamit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë ndaj West Hamit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premier League.
Golin për 3:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri,shkruan Indeksonline
Rodri shënoi një gol të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij me dy gola më shumë ndaj “The Hammers.
Në stadiumin “Etihad” ka filluar festa e madhe dhe e titullit kampion në Premier League për sezonin 2023/24./Indeksonline/