23:50 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

City paguan avokatin më shumë se 20 mijë euro në ditë për ta hequr ndalesën e Ligës së Kampionëve

Manchester City e ka punësuar avokatin i cili dy herë e kishte bllokuar Brexit-in, në mënyrë që ta largojnë ndalesën që ju është vënë nga UEFA.

David Pannick njihet si një nga avokatët  më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar andaj nga City është punësuar që ta drejtojë betejën e tyre ligjore kundër UEFA-s.

62 Vjeçari kishte sfiduar Boris Johnsonin dhe Theresa May për çështjet në lidhje me Brexitin.

Andaj drejtuesit e Manchester City shpresojnë që ai mund të arrijë që ta largojë dënimin e vënë nga UEFA./Indeksonline/.