07:22 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

IndeksOnline më poshtë ua prezanton ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme”

10:00

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Platformën CiviKos mbajnë konferencë për medie. (Objekti i OEK, Prishtinë)

11:00

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet MZhR-së dhe CARITAS-it. (Ish-objekti i Rilindjes, kati i dhjetë)

13:00

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga kjo parti dhe kandidatët për kryetarë komunash mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, Prishtinë)

17:00

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shkolla fillore në Piranë)

20:00

Komuna e Prizrenit vazhdon aktivitetet në kuadër të programit “Vera Kulturore”. (Sheshi i dëshmorëve, Prizren)