11:43 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / L K

Çka është Insiminimi?

 *Insiminimi është një proces që ndihmon arritjen e shtatzënisë atëherë kur arritja në rrugë natyrale nuk është realizuar pas tentativave prej më shumë se një viti.

*Insiminimi bëhet në rastet kur diagnostikohet infertiliteti për disa arsye. Për shembull te problemet e qafes se mitres, te rastet kur problem me infertilitetin paraqet faktori mashkull, në rastet e infertiliteti të panjohur apo në rastet me endometrioze të lehtë ku bëhet edhe një stimulim i vezoreve.

*Procedra është e thjeshtë dhe bëhet duke e ndjekur ciklin natyral apo duke marrur medikamente për të stimuluar zhvillimin e vezëve.

*Sperma mund të merret në shtëpi apo në spital pasi që paraprakisht burri ka pasur abstenim prej 2 deri në 5 ditë dhe pastaj procedohet në laborator prej nga përfundohen procedurat e paraprara dhe sperma e koncentruar vendoset në qafën e mitrës apo në kavitetin e saj përmes një kateteri.

*Procedura nuk njihet si e dhimbshme dhe gruaja pastaj mund të vazhdoj jetën normale e pandikuar nga inseminimi.

*Ka raste kur ekspertët e trajtimit të infertilitetit në spitalin ‘’Fati Im’’ vlerësojnë se te një cift me probleme të mëdha të infertilitetit nuk duhet të kryhet inseminimi pasi që si procedurë do të jetë jo efektive.

*Gjithcka vlerësohet me kujdes të madh dhe profesionalizëm të lartë.

🏥𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 “𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈𝐌” 𝐀𝐓𝐘 𝐊𝐔 𝐌𝐑𝐄𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍!

+383 45 322 250

+383 48 322 250