15:38 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çka mund të blini në ankandin e mallrave të konfiskuara nga Dogana e Kosovës?

Nga sot Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjes online të mallrave të konfiskuara.  

Kjo është bërë e ditur gjatë mëngjesit të sotëm nga Dogana e Kosovës.

Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve Dogana ka nisur sistemin me të ri të shitjes online, ky sistem mundëson të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëherësh të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht  kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.

Mirëpo çka do të mund të blejnë qytetarët kosovarë sapo të kërkojnë në këtë ankand?

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se në dispozicion do të jenë nga telefonat mobil e deri tek veturat.

“Të gjitha mallrat,  duke filluar nga telefonat mobil e deri tek automjetet”, tha Stavileci për IndeksOnline.

 Ndërkohë pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi i shitjes online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që funksionon  100% online dhe u mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në mënyrë eletronike.