75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / AR

Çka ndodhi? Kylie Jenner e heq nga tregu pronën prej 48 milionë dollarësh

Kylie Jenner e ka tërhequr nga shitja rezidencën e saj luksoze prej 48 milionë dollarësh në Holmby Hills të Los Angeles, vetëm gjashtë muaj pasi e kishte nxjerrë në treg.

Ylli i reality show-t e kishte listuar pronën me shtatë dhoma gjumi më 22 dhjetor, sipas të dhënave të pasurive të paluajtshme, pasi e kishte blerë atë në vitin 2020 për 36.5 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Shtëpia moderne me sipërfaqe prej 15,320 metra katrorë qëndroi në treg për disa muaj me çmimin fillestar, por më 24 qershor u hoq papritur nga lista e shitjes. Ende nuk dihet arsyeja pse Jenner ka marrë këtë vendim.

Një burim pranë saj ka bërë të ditur se prona mund të rikthehet sërish në treg në një moment të dytë.

Kur u listua për herë të parë, rezidenca u përshkrua si një “fortesë moderne për ata që kërkojnë privatësi maksimale”, me një dizajn luksoz dhe hapësira të mëdha, duke përfshirë 7 dhoma gjumi dhe 9.5 banjo.

Në përshkrimin zyrtar thuhej se prona ndodhet në Mapleton Drive në Holmby Hills, një nga zonat më prestigjioze të Los Angeles-it, dhe përfaqëson “kulmin e një jetese luksoze dhe private”./Indeksonline/