Fotografët kapin dyshen e famshme në një moment pasionant
Kate Hudson dhe Javier Bardem po punojnë aktualisht në filmin Hello & Paris, dhe fotografët i kanë kapur së fundmi në rrugët e Nju Jorkut gjatë xhirimeve.
Një skenë puthjeje pasionante që aktorët e interpretuan para kamerave tërhoqi vëmendje të veçantë, transmeton Indeksonline.
Edhe pse shumë kalimtarë menduan në shikim të parë se po dëshmonin një romancë të jetës reale, kjo ishte, sigurisht, pjesë e historisë së filmit. Hudson dhe Bardem dukeshin plotësisht të zhytur në rolet e tyre, dhe fotot nga sheshi i xhirimit bënë shpejt xhiron e mediave botërore.
Filmi është tashmë ndër titujt më të pritur, kryesisht për shkak të kastit të tij të shkëlqyer dhe faktit që bashkon dy aktorë që publiku rrallë ka mundësinë t’i shohë në projekte të përbashkëta./Indeksonline/

