20:00 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Çka nënkupton mocioni i mosbesimit që LDK ngriti për Qeverinë Kurti?

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së është vendosur për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Koalicioni VV-LDK duket se ishte jetëshkurtër, pasi gjërat janë përkeqësuar nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK-së, Agim Veliu.

Por çka në fakt nënkupton mocioni i mosbesimit?

Mocioni i mosbesimit duhet votuar në Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pesë ditë as më herët se dy ditë nga ngritja e tij, raporton Indeksonline.