20:24 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Çka pas Drenicës, Gani Sejdiu flet për të ardhmen e tij

Kur merkato në Kosovë është bërë e pa parashikueshme shkaku i ndryshimeve të mëdha me transferime të lojtarëve cilësor këtë edicion, pjesë e tyre kanë qenë edhe trajnerët kosovar.

Klubet nga Superliga si dhe ato të Ligës së parë kanë transferuar lojtarë me emër dhe ata që bëjnë diferencën në fushë, por që nuk ka munguar edhe ndryshimet për trajner, shkruan IndeksOnline

Me këto befasi në merkato, IndeksOnline ka kontaktuar teknikun e Drenicës, Gani Sejdiun për të zbuluar se a do të transferohet ai diku.

Tekniku Sejdiu tha se nuk ka ndonjë plan për ta lënë Drenicën për një skuadër të re.

“Jo nuk ka asgjë sa i përket transferimt në ndonjë skuadër”, u shpreh Sejdiu.