16:02 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çka po ndodhë me Besin? Japonezët po e injorojnë!

Besart Berisha nuk po arrin ta gjej veten në Japoni. Sulmuesi i famshëm kosovar nuk ka shënuar asnjë gol në futbollin japonez.

Jo vetëm kaq, Besi në shtatë ndeshje të Hiroshimas është aktivizuar vetëm në 23 minuta lojë.

Trajneri i skuadrës së kosovarit, Hiroshi Jofuku nuk e ka aktivizuar asnjë minut sot Berishën në përballjen ndaj FC Tokyos.

Pavarësisht se skuadrës i duhej një sulmues pas barazimit 1-1, japonezi nuk i dha fare minutazh kosovarit.

Berisha llogaritej si një nga transferet më bombastike në Japoni këtë sezon.

Me formë të dobët dhe pa asnjë gol të shënuar po përballet edhe ylli spanjoll, Fernando Torres./Indeksonline/