14:27 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Flamujt e Kosovës valviten në stadiumin e skuadrës japoneze

Sporti ka qenë ambasadori më i mirë i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Flamuri i Kosovës ka valuar edhe në shtetet që kanë kundërshtuar shtetësinë falë sportistëve, shkruan indeksonline.

Stadiumi japonez, “Edion Hiroshima” ku zhvillon ndeshjet skuadra Sanfrecce Hiroshima është stërmbushur me flamuj të Kosovës.

E gjithë kjo në shenjë respekti për futbollistin kosovar të kësaj skuadre, Besart Berisha.

Berisha u transferua në skuadrën japoneze gjatë verës pas suksesit të jashtëzakonshëm në Australi te Brisbane Roar dhe Melbourne Victory. /IndeksOnline/