75 Mall Live Search
23:29 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Çka po ndodhë me skuadrën e Spalletit, nga Inter po bëhet In-Terr

Janë bërë gati 1 muaj që nga fitorja e fundit e Interit. Madje edhe atë fitore e arriti me mund ndaj skuadrës së ligës së tretë, Pordenonë në penallti.

Që nga ajo kohë, Interi i Spalletit është bërë In-Terr.

Humbje në terrenin e saj me Udinezen, humbje me Sasuolon, humbje dhe eliminim nga kupa me Milanin, barazim pa gola me Lazion dhe sot barazim drithërues në sekondat e fundit ndaj Fiorentinës.

Nga një skuadër që po ecte sigurtë drejt titullit, Inter tani duket se do të ndërroi planet pasi që e rëndësishme duket sigurimi i një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/

Temat: