15:04 / E Diele, 15 Gusht 2021 / OSH

Çka po ndodhë në Ligën e Francës, rivalët e PSG-së kërkah hiq, edhe Lyon pëson debakël

Xhiroja e dytë e Francës na ka sjellë shumë befasi.

Tre kandidatët që priteshin të ia bënin më të vështirë punën për titull PSG-së kanë pësuar humbje, transmeton Indeksonline.

Të premten, Monaco humbi 1:0 nga Lorienti. Dje, Lille pësoi debakël 0:4 nga Nice. Ndërsa sot, Lyon humbi me rezultat 3:0 nga ekipi i Angers.  

Marseille sonte luan kundër Bordeaux. Nëse humbasin, atëherë PSG pritet ta ketë shumë më lehtë rrugën drejt titullit që nga java e dytë./Indeksonline/