20:23 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çka “po zihet”, drejtori i Shpend Ahmetit në drekë me Sami Lushtakun

Partia Socialdemokrate vazhdimisht e akuzon PDK-në për qeverisje të keqe dhe gabime të shumta politike.

Por, një nga drejtorët e Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota ka ndarë një “hall” me një nga njerëzit më të rëndësishëm të PDK-së, Sami Lushtakun.

Indeksonline ka ndjekur nga distanca këtë drekë mes Bashotës e Lushtakut në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Duke përfunduar ky takim enigmatik, pjesë e ngjarjes u bë edhe deputeti Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut.

Genc Bashota është drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe mbase pas këtij takimi mund të ketë planifikime të reja strategjike!/Indeksonline/