10:13 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Çka u kërkoi Vuçiq sot në mëngjes serbëve në Kosovë? Deklarata e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha për Tanjug se mëngjesin e sotëm ka folur me serbët nga veriu i Kosovës dhe ka kërkuar nga ata që të këmbëngulin në luftën për ligj dhe drejtësi dhe mbi të gjitha ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore në lidhje me KFOR-in.

“Siç bënë dje dhe pardje, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të përpiqemi t’i bëjmë disa njerëz të kuptojnë se 3.4 për qind nuk janë zgjedhje legjitime dhe se ata nuk e imponojnë vullnetin e tyre me forcë dhe nuk futin forca speciale policore dhe mos e ngacmoni dhe persekutoni popullin serb”, tha Vuçiq.

Ai tha se sot do të ketë takime me Scholz e Macron, si dhe me shumë kryeministra dhe presidentë të tjerë./Indeksonline/