08:06 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Class on grass”, kështu e përshkruan Werder Bremeni – Rashicën

 Mesfushori kosovar Milot Rashica është vënë në qendër të vëmendjës përsëri te skuadra e tij Werder Bremen.

Klubi gjerman ka postuar në facebook një foto të Rashicës duke shkruar “Class on grass” apo shqip “Klasi në barë”.

Bremen poashtu e ka shoqëruar këtë postim me flamurin e Kosovës.

Rashica sivjet ka luajtur vetëm 4 ndeshje në  Bundesligë dhe ka shënuar 2 gola.

Ai mungoi më tepër se një muaj për shkak të lëndimit. /Indeksonline/