08:18 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / C E

Clippers marrin kreun në Perëndim, Washington leksion yjeve të Brooklyn

Pas 10 fitoresh ndalet skuadra e Utah Jazz, që u mund 128-117 nga Denver. Ndeshje e mirë e Nikola Jokic, që realizoi 47 pikë e 12 rebound, duke mposhtur i vetëm rivalët e Jazz.

Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 129-115 New York, duke marrë kreun e renditjes në Perëndim. Leonard realizoi 29 pikë.

Pas një ndeshje spektakolare, ku në total u realizuan 295 pikë, skuadra e Washington mposhti 149-146 Brooklyn. Westbrook me 41 pikë e Beal me 37 shkëlqyen për Washington, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Durant për Nets.

Në krye të renditjes në Lindje qëndron Philadelphia, që mundi 119-110 Indiana (Harris 27 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Clippers, 115-129

Denver – Utah Jazz, 128-117

Indiana – Philadelphia, 110-119

Toronto – Orlando, 115-102

Washington – Brooklyn, 149-146

Minnesota – Cleveland, 109-104