15:11 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Clooney merr çmim, Amal me dedikim emocionues: Buzëqeshja jote më bën të shkrihem (Foto)

Qysh pas martesës së tyre në vitin 2014, George dhe Amal Clooney u shndërruan në çiftin më të preferuar dhe të përfolur të publikut.

Aktori dje ka fituar një nga çmimet më të rëndësishme në karrierën e tij artistike, ai u nderua nga ‘Instituti Amerikan i Filmit’.

Amal është ndjerë krenare me këtë vlerësim, teksa ka bërë një dedikim për bashkëshortin e tij.


“Ai është personi që ka admirimin tim të plotë dhe gjithashtu buzëqeshja e të cilit më bën të shkrihem e gjitha. Dashuria ime, çfarë kam gjetur me ty është dashuria e madhe për të cilën unë gjithmonë kam shpresuar se ekziston”.

Fjalimi i Amal ka emocionuar të gjithë të cilët e duartrokitën atë./Indeksonline/