12:37 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / FG

Clubhouse sjell opsionet për regjistrimin e bisedave

Një prej karakteristikave qe e bën Clubhouse atë që është, janë bisedat zanore. Pasi biseda përfundonte, përfundonte çdo gjë. Kështu krijohet një frymë ekskluziviteti rreth bisedave zanore të Clubhouse veçanërisht në ditët kur vetëm influencerët dhe njerëzit famshëm kishin akses në aplikacion.

Por tani kompania duket se ka ndryshuar ritmin. Clubhouse prezantoi ditën e sotme një veçori të re quajtur “Replay” dhe që përdoruesit mund ta shfrytëzojnë për të regjistruar bisedat zanore dhe ta ruajnë regjistrimin në një klub ose profil.

Ato mund të shkarkohen dhe ndahen jashtë platformës gjithashtu nëse dikush dëshiron ta përdor si podcast apo si një kolonë zanore në TikTok.

Replay do të ruajë edhe lidhjet e ngjitura, një funksionalitet i prezantuar së fundi nga platforma ku moderatorët mund të vendosin lidhje në uebsajte të ndryshme gjatë një bisede, shkruan PCWorld Albanian.

Këto lidhje do të ruhen dhe të mbeten plotësisht interaktive pas regjistrimit.

Regjistrimet mund të dëgjohen me 1.5 ose 2x shpejtësi ndërsa krijuesit do të njoftohen se kush ka dëgjuar bisedat e tyre.